Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se një nga projektet kryesore të programit të tij është modernizimi i shërbimeve komunale të pastrimit përmes vendosjes së kontejnerëve nëntokësorë.
Sipas tij, ky projekt kapital, i quajtur “Çair pa mbeturina në rrugë”, parashikon zëvendësimin e të gjithë kontejnerëve ekzistues me një sistem modern dhe efikas, me buxhet prej 120 milionë denarësh dhe afat zbatimi prej 36 muajsh.
“Kjo do të bëjë eliminim të ndotjes, fund të erërave të pakëndshme falë sistemit hermetikisht të mbyllur, kapacitet shumë më të madh grumbullimi (një kontejner nëntokësor zëvendëson 5–6 standardë) dhe parandalim të shpërndarjes së mbeturinave.
Zbatimi fillon menjëherë, me prioritet tek pikat më kritike të komunës.
Një komponent tjetër i këtij plani është partneriteti strategjik me Qytetin e Shkupit dhe NP “Higjiena Komunale”.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të krijohet një trup i përbashkët koordinues me plan dinamik pastrimi, do të rritet shpeshtësia e grumbullimit dhe larjes së rrugëve, ndërsa ekipe mobile do të ndërhyjnë menjëherë për të eliminuar çdo deponi ilegale ose grumbullim mbeturinash në terren.
Çairi do të ketë shërbime komunale moderne, funksionale dhe në standarde evropiane, një mjedis të pastër, të rregullt dhe të shëndetshëm për qytetarët tanë!”, ka deklaruar Mexhiti.
Data 25.03.2026
Aktuale
- Nënshkruhet Memorandum i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi
- U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, gazetarit Namir Lapardhaja i jepet lamtumira pas homazheve në Berat! Reagimet e disa prej figurave të njohura
- I falsifikojne dokumentat për t’i marrë pronën 58 vjeçarit nga Gostivari
- Gjykimi për rastin “Puls”: Komuna ka kërkuar nga Ministria e Ekonomisë dhe ISHT të mos japin licencë për shkak të objektit joadekuat
- Kishte vjedhur rrymen, shkon në burg 30 vjeçari nga Bogovina
- Specat në 290, domatet mbi 250 denarë – Çmimet dalin jashtë kontrollit në tregje
- Mickoski: LSDM-në nuk e shpëtojnë as këshilltarët nga Serbia
- Nëna denconcon humbjen e të birit 31-vjeçar, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më


