Për tragjedinë që ndodhi në Koçan, që si pasojë e zjarrit humbën jetën 51 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti premtoi hetim të plotë dhe transparent që siç tha, përgjegjësit të mbajnë llogari. Mexhiti u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të lënduarve, u uroi shërim të shpejtë.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku shumë të rinj humbën jetën në rrethana tronditëse. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave në këtë moment të dhimbshëm, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë. Lutjet dhe mendimet tona janë me ta dhe me të gjithë ata që po kalojnë këtë periudhë të vështirë.
Ky është një moment i rëndë për ne si shtet, një plagë që na prek të gjithëve. Si Zëvendëskryeministër i parë, premtoj se do të bëjmë gjithçka që është e mundur për një hetim të plotë, të drejtë dhe transparent, në mënyrë që të gjithë përgjegjësit të mbajnë llogari dhe drejtësia të vihet në vend”, ka shkruar Mexhiti.