Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në një status në rrjetin social facebook, ka shkruar se do të ketë drejtësi për tragjeditë e shumta të cilat i kanë goditur qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
“Koçani, ‘Besa trans’, Spitali modular në Tetovë, Llaskarca – shumë tragjedi të rënda me shumë viktima për një vend të vogël si Maqedonia e veriut! Shumë dhimbje e familje të mbështjella në zi e vajtim, e shumë pak drejtësi për viktimat!
Teksa lutemi për të mbijetuarit dhe përgatitemi për t’ua dhënë lamtumirën atyre që u shuan tragjikisht më 16 mars, si Qeveri zotohemi se leksioni i hidhur i Koçanit është mësuar, se mesazhi është pranuar: shteti nuk do të qëndrojë më duarkryq dhe nuk do të lejojë që drejtësia të humbet e të devalvohet nëpër hilet institucionale të ndërtuara për të mbrojtur të paprekshmit!
Lufta jonë për një Maqedoni më të mirë do të ketë kuptim vetëm atëherë kur ata ndaj të cilëve sistemi ka qene i padrejtë do të ndjejnë se drejtësia, megjithatë, nuk është nocion i kapur nga mafia që kontrollon shtetin, siç për fat të keq ka qenë rasti për vite me rradhë në të shkuarën, dhe se thirrjet e tyre për drejtësi do të hasin në përgjigje dhe reagim.
Koçani është ndërgjegja jonë që thërret për veprim. Koçani është dhimbja jonë që kërkon reagim. Koçani është katarsisi i sistemit të qelbur e korrupsionit endemik që ka lëshuar rrënjët thellë nëpër institucione dhe po rrënon jetët e njerëzve.
Por shteti do të veprojë! Përgjegjësi do të ketë! Drejtësi do të ketë: për Koçanin, për ‘Besa transin’, për Spitalin e Tetovës, për Llaskarcën, për të gjitha tragjeditë të cilat kanë për shkak korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, dhe për pasojë kanë jetët e njerëzve!”, ka shkruar Mexhiti.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Të dëgjojmë zërin e njerëzve!
- VMRO: Pas çështjes “Alta Banka” qëndrojnë interesat e biznesit të LSDM-së dhe BDI-së
- Vesa lajmërohet nga Gjilani, me këtë veshje do ta ‘shkrijë’, Mirlindin
- “Përdorin institucionet për gjoba dhe shantazhe”/ Spiropali akuza të forta Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”
- Inteligjenca amerikane vlerëson se Irani ka ende deri në 2.500 raketa, pavarësisht dëmeve nga lufta
- Digjen disa kosha të mbeturinave në Shkup, Gjorgjieski kërkon zbulimin e autorëve përmes kamerave të Safe Cityt
- Çfarë nuk shkon me vendimin e PS? Spiropali dhe Ndreca, përjashtim pa votim dhe pa bazë të qartë statutore?
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë



