Kryetari i partisë më të re në kampin shqiptar të opozitës, Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhit pas përfundimit të kuvendit të themelimit të kësaj partie ka dhënë edhe një intervistë për shtyp. I pyetur për tubimet e fundit të opozitës shqiptare në Çair dhe Tetovë, ku ishte i ftuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai u shpreh se këto takime janë më se normale sepse shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e kombit shqiptar dhe normalisht si të tillë do të ketë edhe bashkëpunim mes partive shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.
I pyetur për flamurin me Shqipërinë e madhe që u shfaq gjatë tubimit në Tetovë, ai u përgjigj se këta janë flamuj që i shohim përditë edhe nga pala maqedonase por edhe nga ajo shqiptare dhe këtu nuk ka asnjë gjë të keqe.
Data 06.10.2026
Aktuale
- Kaos në kazino në Manastir, 4 persona sulmojnë edhe sigurimin
- Përplasje gjatë protestës në Prishtinë, 12 të lënduar, 6 prej tyre efektivë. Shoqërohen 3 protestues
- Trump konfirmon: Bombarduesit amerikanë u larguan nga baza në Britani për shkak të kërcënimeve
- Protestat për arsimin përshkallëzohen në Francë, sindikatat bashkohen kundër qeverisë së Lecorny
- Siljanovska-Davkova: Çështja me Bullgarinë nuk mund të cilësohet as si bilaterale, as vetëm si problem me BE-në
- Arrestohet nipi i Hashim Thaçit
- Ramush Haradinaj i bashkohet protestës: Po më dhimbëseni ju dhe ata në Hagë
- Policia: Gjashtë zyrtarë të lënduar dhe tre protestues të shoqëruar pas përplasjeve në Prishtinë



