Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ka thënë se VLEN e ka thyer monopolin 20 vjeçar të BDI-së dhe se konkurrenca është në favor të votuesit dhe të shqiptarëve.
Sipas tij, tanimë ka dy blloqe shqiptare dhe ato janë VLEN dhe opozita shqiptare.
Mexhiti mes tjerash në intervistë ka paralajmëruar Kongresin e parë të VLEN-it, i cili do të mbahet më 9 maj dhe i cili do të jetë Kongresi i bashkimit.
“LD Besa, Alternativa, Aleanca dhe VV shkrihen në një subjekt që ka legjitimimin e shqiptarëve ku në zgjedhjet e kaluara lokale qeverisë me pjesën dërmuese absolute të qyteteve shqiptare në Maqedoni. Kongresi është i bashkimit, themelimit të VLEN si një subjekt politik që ka legjitimitetin dhe përfaqëson shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Mexhiti.


