Kryetari i Çairit dhe njëheritë bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka vizituar punimet që po zhvillohen me intensitet në terren për ndërtimin e Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, raporton Zyrtare.
Gjatë vizitës së realizuar së bashku me stafin e universitetit, Mexhiti ka inspektuar ecurinë e punimeve, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për arsimin e lartë në gjuhën shqipe.
“Shqiptarët tashmë po marrin hisen që u takon. Gur mbi gur, Kampusi i Universitetit ‘Nënë Tereza’ po bëhet realitet!”, ka shkruar Mexhiti në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar pamje nga vizita në vendpunishte.
Ndërtimi i kampusit konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në arsimin e lartë shqiptar në vend. Autoritetet kanë theksuar se realizimi i këtij projekti do të krijojë kushte moderne për studentët dhe stafin akademik të Universiteti Nënë Tereza.
Data 14.10.2026
Aktuale
- Zyberi për rastin e dhunës ndaj dy të rinjve nga Shkupi: Është e pakuptimtë heshtja e Avokatit të Popullit
- Të lënduarit nga protesta, Ministria e Shëndetësisë: 7 persona në urgjencë, mbërrijnë edhe 3 efektivë policie
- Tiranë, Protestuesit hapin derën e Kryesisë së Kuvendit, ndizet zjarr te hyrja e godinës!
- Tirana në kaos/ Brohorima në shesh: Dorëheqje, dorëheqje! Zjarr pranë “Kullave Binjake”
- Mexhiti: Vizita e Bekim Jasharit në Çair, biseduam për historinë, arsimin dhe të ardhmen e shqiptarëve
- Pasuria e ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski: Prona në Karposh, aksione në kompani private dhe të ardhura të ndryshme
- MPB me detaje për dy të rinjtë e rrahur, posedonin drogë dhe kanë tentuar të ikin
- Tenderi i ri i Qeverisë Kurti për automjete: Një kontrast me të kaluarën



