Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti, tha se, elektorati i Aleancës, është ndërtuar në narrativin anti BDI dhe nëse ASH-ja shkon në zgjedhje bashkë me partinë e Ali Ahmetit, atëherë do të humbin shumë vota.
“Tërë kohën janë marrë me kritika Qeverisë dhe nuk do të jenë të kënaqur së bashku me Bashkimin Demokratik për Integrim, se nuk mund t’i bindin as familjarët e tyre… por është çështje e tyre”, tha Mexhiti.
Kujtojmë se ish kryetari i ASH-së, Zijadin Sela dje deklaroi se Aleanca në zgjedhjet e ardhshme do të shkojë e vetme.