Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhitit, ka deklaruar sot se filozofia e tyre e qeverisjes tregon se në Çair nuk ka dallime dhe se ka mundësi për të gjithë.
“Prandaj, në programin tonë për arsimin, kemi paraparë masa të qarta për të lehtësuar barrën e familjeve dhe për të siguruar kushte të barabarta për çdo fëmijë.
Në të gjitha shkollat fillore të komunës sonë, nxënësit do të kenë uniforma, të financuara plotësisht nga buxheti i Komunës së Çairit. Asnjë familje nuk do të ketë barrë shtesë. Me këtë synojmë të krijojmë mundësi të barabarta, dhe forcon ndjenjën e përkatësisë mes fëmijëve tanë.
Po ashtu, Komuna e Çairit do të mbulojë shujtat ditore për të gjithë nxënësit që vijnë nga familjet që përfitojnë mbështetje përmes ndihmës sociale. Askush nuk do të mbetet pas. Çdo fëmijë do të ketë kushte të denja për të mësuar, për t’u ushqyer dhe për t’u rritur me dinjitet.
Në të njëjtën kohë, do të forcojmë sigurinë nëpër shkolla, me masa të reja fizike dhe teknologjike, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet arsimore dhe prindërit. Sepse çdo prind duhet të jetë i qetë që fëmija i tij është i sigurt në shkollë.
Ky është Çairi që po ndërtojmë. Çairi i barazisë, kujdesit dhe solidaritetit. Një komunë që punon, ndan dhe kujdeset për të gjithë.
Një komunë që e kthen fjalën në vepra dhe e tregon përditë, se politika e mirë është ajo që përmirëson jetën e qytetarëve.
Fëmijët tanë janë e ardhmja jonë. Dhe kur investojmë tek ata, investojmë në të ardhmen e Çairit”, ka deklaruar Mexhiti.
Data 24.03.2026
Aktuale
- Komandant Hoxha: Në luftën e 2001 më ofruan 2 milion marka që UÇK-ja të tërhiqej nga Tanusha
- SPAR hyn zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut përmes riemërtimit të Kit-Go
- Gjenden pesë migrantë nga Egjipti, arrestohet kontrabandisti nga Turqia
- Nis gara për drejtor dhe zëvendësdrejtor në RTVM
- Koçani, kryeprokurori i ri Saveski: Do t’i thërras në takim prokurorët e lëndës, si kanë vendosur për këtë kualifikim?
- Këmbimi valutor 24 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Ekskluzive | Ryshfet për patentë shoferë në Prishtinë – zbulohen emrat këta janë të arrestuarit
- Akullorja revolucionare nga Holanda që lehtëson dhimbjet e kokës


