Po të mos ishte deklarata, Ivanovi do të gjente ndonjë pretekst tjetër. Kështu deklaroi sonte në Tv 21, Izet Mexhini nga BDI.
Mexhiti tha më tej se e kemi për detyrë ti zbërthejmë do gjëra, dhe siç tha, deklarata e përbashkët ka qenë që kur BDI ka negociuar për qeverinë e re që më VMRO-DPMNE-në.
“Uniforma, monedhat nuk janë çështje që dalin sot nga deklarata, kanë qenë edhe më herë”, tha Mexhiti.
Mexhiti më tej tha se këto gjëra i ka pranuar edhe LSDM-ja edhe VMRO-DPMNE-ja.
Ai mes tjerash ka thënë se kërkesat në Deklaratën e përbashkët duhet të jenë të afatizuara dhe të futen në program qeveritar.
“Deklarata është konform kushtetutës dhe MO-së dhe nuk ka asnjë element që del jashtë kornizave të MO-së”, ka thënë Mexhiti i BDI-së