Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka publikuar një video sensibilizuese në faqen e tij zyrtare në facebook, me rastin e muajit rozë, që i kushtohet ndërgjegjësimit, parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Në video, Mexhiti shfaqet përkrah grave të VLEN-it, duke përcjellë mesazhin domethënës, “Zbulimi i hershëm, shpëton jetën!”. Edhe gratë që shfaqen në video përcollën të njëjtin mesazh për kujdesin dhe kontrollin e rregullt shëndetësor, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes ndaj grave që përballen me këtë sëmundje.