“Kryeministri Kurti e tha të vërtetën”. Kështu është shprehur zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, duke komentuar reagimet e shumta të opozitës shqiptare në RMV, pas deklaratës së kryeministrit kosovar se në Maqedoni nuk ka ligj për gjuhën shqipe.
“Kryeministri Kurti e ka thënë të vërtetën. Në Maqedoni s’ka ligj për gjuhën shqipe, por ligji i gjuhëve dhe brenda parashikohet kuota 20%. Ajo bashkësi etnike që është mbi 20%, në këtë rast shqiptarët, kanë të drejtë ta përdorin gjuhën shqipe, por titulli i Ligji nuk është për gjuhën shqipe, por është Ligji për gjuhët”, u shpeh Mexhiti për gazetën LAJM.