Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe pjesë e koalicionit VLEN, ka reaguar në facebook pas mbledhjes së Frontit Evropian dhe nënshkrimit të Deklaratës Politike.
Mexhiti thotë se të përjetshmit e BDI-së janë në panik dhe se rrënimi i regjimit 20 vjeçar do të sjellë llogaridhënie, sipas tij, për pasurimin e paligjshëm, për krimin e futur në institucione, do të ketë përgjegjësi për korrupsionin politik, për bizneset e familjeve të tyre.
“Prandaj, drama në regji të Ali Ahmetit që po shfaqet sot në Tetovë është vetëm demonstrim frike nga humbja e privilegjeve me të cilat njëherë u pasuruan, e tani po përpiqen t’a mbrojnë pasurinë e krijuar me paratë tona, derisa qytetari i thjeshtë mezi lidh fillimin me fundin e muajit. E kuptoj dëshpërimin e tyre: 20 vite kanë jetuar në llogari të popullit dhe janë pasuruar me paratë e qytetarit! Qëllimin e kanë një: dëshpërimisht të mbrojnë humbjen e pushtetit, kolltuqet dhe bizneset e tyre familjate, qëllim i kamuflluar me patriotizma e folklorizma. NDRYSHIMI ERDHI! BDI-së dhe shoqërisë së tyre të biznesmenëve u ka skaduar afati i përdorimit. VLEN është faktori i ri legjitim i cili do t’i përfaqësojë shqiptarët. Ne do ta çlirojmë sistemin nga kjo kastë e korruptuar dhe do të hapim mundësinë për njerëz të rinj, kompetent dhe me energji për t’i kontribuar kauzës tonë kombëtare. Për fund, askush të mos ketë dilema: PËRGJEGJËSI DO TË KETË! Ali Ahmeti me shokë s’e kanë fare dertin e legjitimitetit, se e dijnë se që moti e kanë humbur atë. Çështja e vërtetë është se nuk e kanë më LLOTARINË, që ua solli SORAVINË. Ka ardhur koha që shfaqjet sikur e sotmja në Tetovë t’i ulin perdet”, ka shkruar Mexhiti.
Data 06.06.2025
Aktuale
- Plagosi çiftin e bashkëshortëve me armë zjarri, uniformat blu gjejnë pistoletën! Ja ku e kishte fshehur autori
- Shkupin e godet stuhi me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër
- Fillojnë punimet për hapjen e vendkalimit të ri kufitarë në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
- Birra Korça, Tirana dhe Gold By Korça i bashkohen Unum Festival
- Tronditëse/ U aksidentua 3 javë më parë, ndërron jetë në spital i riu
- U kap në Belgjikë 2 javë më parë si pjesë e hetimeve antimafia nga operacioni “Ura”, shqiptari i dorëzohet autoriteteve italiane
- (VIDEO) Besimtarët mbushin xhamitë, Bajrami fisnikëron shpirtin!
- Eleminimi i Edmond Papës! Andrew Bode lidhi pakt vëllazërie 3 javë para krimit, ekzekutimi i biznesmenit hakmarrje për Sançon