Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka dënuar ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë.
“Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë. Ato përbëjnë një sulm ndaj bashkëjetesës, dhe barazisë që e bëjnë Maqedoninë e Veriut unike.
Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët për të gjithë: maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllahë, boshnjakë e të tjerë. Të gjithë kontribuojmë për këtë vend. Të gjithë meritojmë respekt.
Sporti duhet të na bashkojë, jo të na ndajë. Thirrjet me frymë fashiste, nuk përfaqësojnë askënd prej nesh dhe nuk guxojnë të përsëriten më”, ka shkruar zv/kryeministri Mexhiti.
Data 03.08.2025
Aktuale
- Zbulimi i çuditshëm në mbeturina: Rroba tradicionale që i përkasin një dasme?
- Zv/ministrja Shahini dënon thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë: Sporti nuk është arenë urrejtjeje
- Osmani për skandalin në Kumanovë: Mickoski e humbi mundësinë të tregojë se është Kryeministër i të gjithë qytetarëve
- Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë
- Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, BDI: Nacionalizëm primitiv, institucionet heshtin përballë gjuhës së urrejtjes
- Plagosja me armë në Fresk, një i arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim! Policia zbulon autorin e dyshuar
- Thirrje raciste dhe ksenofobe antishqiptare në ndeshjen Maqedoni-Rumani (VIDEO)
- Vijojnë kontrollet intensive në gjithë vijën bregdetare, policia bllokon 20 mjete lundruese që rrezikuan jetën e pushuesve