Kandidati për kryetar të Çairit, nga radhët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka prezantuar projektin për parkun e ri në këtë komunë. Sipas tij, kjo do t’i jap frymëmarrje të re Çairit, por edhe tërë Shkupit.
Sot, bashkë me bashkëpunëtorët e mi, prezantova një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për të ardhmen e Çairit, Parkun e Ri, një hapësirë moderne, ekologjike dhe funksionale që do t’i japë frymëmarrje të re Çairit tonë, por edhe gjithë Shkupit. Ky projekt, i përzgjedhur pas përfundimit të Thirrjes Publike, do të realizohet sapo të marrë detyrën kryesia e re e Qytetit të Shkupit, në kompetencat e të cilit është ky park. Me këtë projekt, që është më shumë se thjesht një park, vazhdojmë modernizimin e Çairit, e bëjmë atë më të gjelbër, më të shëndetshëm dhe më të bukur për familjet tona, fëmijët tanë dhe gjeneratat që vijnë. Projekti përfshin: • Sipërfaqe të gjelbra moderne • Zona për fëmijë dhe të moshuar • Pista për ecje dhe xhiro • Hapësira kulturore dhe rekreative • Ndriçim, çezma, tualete publike, siguri dhe mirëmbajtje sipas standardeve më të larta Me zemër për Çairin tonë!
Data 14.02.2026
Aktuale
- Pranohet punimi i Blerand Ramadanit në OSMSES 2026 – suksesi që politika nuk mund ta injorojë
- Kurti në Mynih: Një takim vendimtar me kryeministrin kroat
- “Do vdesim këtu për tokat e gjyshërve”- Banorët e Rrjollit sërish në protestë për ndërtimin e resortit, përplasen me policinë dhe bllokojnë punimet
- Mbreti “i gatshëm të mbështesë” policinë derisa ajo shqyrton hetimet ndaj vëllait të tij për çështjen Epstein
- Ambasadori i Uashingtonit në NATO: Rusia mund të mos dëshirojë kurrë paqe
- VMRO-DPMNE: Prokurorja Lejla Kadriu u suspendua gjatë hetimit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës
- Ish-kryetari i komunës së Çashkës nën hetim për keqpërdorim detyre
- Ironi dhe revoltë në Manastir: Qytetarët kthejnë mbrapsht dëmshpërblimin e tërmetit, morën vetëm 12 euro pas 4 vitesh pritje


