Vijojnë reagimet e ashpra nga partitë në opozitë lidhur me ndryshimet në Kodin Penal. Kryetar i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti pyet se A është e vërtetë që Nikolla Gruevskit do t’i kthehet pasaporta javën e ardhshme, sepse me ndryshimet në Kodin Penal ai automatikisht lirohet nga përgjegjësia për rastin TNT dhe TRAJEKTORJA, ndërsa për krimet e tjera për të cilat është dënuar do t’i lejohet përsëritje e procedurës penale? Kreu i Alternativës Afrim Gashi, thotë se opinioni pret përgjigje nëse Ali Ahmeti i ka lutur ndërkombëtarët gjatë një takimi në Shkup që të lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit? Ndërkaq kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjithashtu shtron dilemën nëse projekti milionësh “ALUMINA” nyja lidhëse e gardës së vjetër politike në RMV në përbërje me Ali Ahmetin, Artan Grubin, Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin me kumbar Ismail Jaoskin – Pucko Petrol?” /Alsat.mk
Data 28.03.2026
Aktuale
- Arrestohet në Turqi presidenti i një klubi futbolli nga Maqedonia për kontrabandë ari
- Mexhiti: 13 vendime për 13 mësues
- Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi
- Siljanovska-Davkova: Kërkesat e fqinjëve devijojnë nga Kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së
- Mickoski për kritikat e Filipçes: Është e logjikshme që opozita të kritikojë, por të shpifë është gabim
- Pse zgjohesh para alarmit? Zbulimi i orës biologjike të trupit
- Paga e 13-të: Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?
- I riu dërgohet në spital i plagosur rëndë me thikë, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë! Dyshimet e para


