Organizatori i protestave të studentëve në Shkup, Mevlan Ademi, tha se nisja e protestave po vonohet për shkak se studentët nga Tirana janë ndaluar nga policia dhe po kontrollohen një nga një.
“Protesta pritet të fillojë në çdo moment, por policia ka ndaluar studentët nga Tirana dhe po kontrollon një nga një. Edhe studentët nga Tetova dhe Kumanova janë ndaluar nëpër pika pagesore”, tha Ademi.


