Shi i rrëmbyer i shoqëruar me erë të fuqishme dhe bubullima do të vazhdojë edhe në dy ditët e ardhshme. Nga Enti hidro-meteorologjik sqarojnë se moti në vend do të jetë kryesisht me vranësira dhe jostabil. Boris Sekiraski nga Enti hidro-meteorologjik tha që lokalisht proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm dhe breshër. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira, temperaturt do të ulen, do të ketë përmbytëse shiu, bubullima dhe erë të fuqishme. Temperatura ditore do të arrijë në 28 gradë.
BORIS SEKIRARSKI NGA ENTI HIDROMETEOROLOGJIK
“Kjo vranësirë dhe paqëndrueshmëri do të përhapet në të gjithë vendin, gjatë ditës do të ketë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erë të fortë, priten edhe të rreshura të breshërit . Mot i ngjashëm do të jetë edhe gjatë ditës së nesërme, edhe sot dhe nesër sasia e reshjeve në 24 orë do të arrijë në 30 litra për metër katror. Në dy ditët në vijim, do të kemi mot pak më stabil, por në orët e pasditës do të ketë paqëndrueshmëri lokale” .
Nda enti hidro-meteorologjik sqaruan se moti do të jetë më i freskët sidomos gjatë ditës së sotme, ndërsa nga e premtja do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave, por mëngjeset do të mbeten të freskëta.




