Mot jostabil me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë mesatare veriore, pritet të mbizotërojë në vend që nga dita e nesërme. Kështu paralajmërojnë nga instituti hidrometeorologjik. Meteorologia Lena Jovanovska tha se moti i tillë do të vazhdojë deri të premten, ndërkaq stabilizimi i motit pritet gjatë fundjavës së ardhshme.
Lena Jovanovska, meteorologe
“Nesër do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, kohë pas kohe me diell. Në mesditë dhe pasdite moti do të jetë jostabil me shi lokal të rrëmbyeshëm dhe bubullima.Do të fryejë erë e lehtë nga veriu, sidomos përgjatë rrjedhës së lumit Vardar. UV indeksi do të jetë 7. Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 14-22 gradë, kurse ato maksimalet ditore prej 27-34 gradë celzius. Edhe në rajonin e Shkupit nesër pritet mot i ndryshueshëm me vranësira, kurse pasdite parashihet shi lokal me bubullima dhe erë mesatarare veriore. Moti i tillë do të zgjasë deri ditën e premte, kurse gjatë fundjavës pritet stabilizim.”
Mot jostabil pritet të ketë edhe gjatë muajit gusht, Meteorologët parashikojnë reshje të shiut dhe bubullima edhe gjatë muajit të ardhshëm.
Lena Jovanovska, meteorologe
“Muaji gusht pritet të jetë me rreshje mesatare, do të ketë edhe ditë jostabile me shira e vetëtima, me temparatura rreth mesatares, kurse disa ditë në pjesë të caktuara të vendit temperaturat do të tejkalojnë vlerat mesatare të kësaj periudhe viti”
Jovanovska foli edhe mbi aktivitetin e cikloneve nga të cilat ka qenë i ndikuar rajoni ynë. Ajo tha se këto ciklone vijnë nga Mesdheu dhe Veriu dhe për këtë arsye shpesh ka pasur shira të stuhishëm, mot jostabil dhe temperatura më të ulëta se ato të zakonshmet për këtë periudhë të vitit.

