Presidenti i Republikës Ilir Meta e mbylli vizitën në Kosovë, me një homazh në Prekaz.
“Në përfundim të vizitës në Republikën e Kosovës, nuk mund të mos ndalesha mbrëmë në Prekaz.
Në prag të festës kombëtare të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditëlindjes së Heroit Legjendar Adem Jashari, u përula dje me nderimin dhe respektin më të thellë para kujtimit të paharruar dhe veprës së përjetshme të Tij dhe të gjithë heronjve e të rënëve të familjes Jashari dhe Prekazit martir.
Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Lirisë!” – shkruan Meta në një postim në Facebook.



