Bëhet fjalë për një krahasim mes dy fotografive të bëra në Rumani, njëra nga protestat e vitit 1989, e tjetra nga protestat që këto ditë po zhvillohen në këtë vend.
Ajo që është tejet e veçantë është përmbajtja e letrave që protestuesit mbajnë në duar. Tek fotografia e vitit 1989, protestuesi mban një letër me mbishkrimin “Fëmijët tanë do të jenë të lirë!”. Ndërkohë, tek fotografia e bërë këto ditë, shkruan: “Fëmijët e revolucionit janë këtu!”