23 March
Mësohen emrat e anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime (KZE) me të cilin sipas marrëveshjes së arritur sot do të kryesoj VMRO-DPMME-ja. Për kryetar të komisionit është propozuar Ilija Dimovski, zv/ kryetar Zoran Ilioski, derisa për anëtarë nga kjo parti janë propozuar Antonio Milloshoski, Kërste Mukovski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanxhija dhe Bllagica Llasovska. Partitë shqiptare në këtë komision do të prezantohen me Xhevat Ademin nga BDI-ja dhe Zekirja Ibrahimin nga BESA. Pjesë e komisionit janë edhe 5 deputetë të LSDM-së, Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq.
Këta janë emrat e propozuar për anëtarë dhe zv/ anëtarë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, ndërkohë që të hënën duhet të votohen në seancë plenare.