Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi në emrin e
tij personal dhe në emrin e partisë të gjithë besimtarëve të besimit Islam ua uroi festën e Kurban Bajramit me dëshirat më të mira për shëndet, lumturi dhe mirëqenie.
“Kremtimi i festës së Kurban Bajramit është rikujtimi më madhështor që njeh historia e njerëzimit për aktin e sakrificës në emër të Zotit, si një sprovë e lartë për qëndrueshmërinë tonë ndaj respektimit të
urdhërave të Plotëfuqishmit. Kurban Bajrami tejkalon çdo kufi dhe shtrihet mbi dimenzionet e jetës humane. Akti i sakrificës që simbolizon këtë festë, është karakteristikë e bukur dhe e madhe njerëzore që në thellësi reflekton bujari dhe mirësi” thuhet në urimin e Memedit.
Në këtë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët myslimanë kur shtohet dhe forcohet më shumë ndjenja e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mëshirës, Memedi me urimin që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për kombin shqiptar.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


