Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se më 21 janar 2026, rreth orës 15:45, në Njësinë e Punëve të Brendshme në Kavadarci është raportuar një rast mashtrimi, ku një grua 43-vjeçare nga qyteti është dëmtuar financiarisht për 29.930 denarë apo afër 500 euro.
Sipas kallëzimit, një ditë më parë, më 20 janar, viktima ka pranuar në adresën e saj elektronike një mesazh të dërguar në mënyrë të rreme në emër të Departamentit të Automjeteve Motorike pranë MPB-së. Në mesazh thuhej se ajo kishte kryer një shkelje në trafik dhe i ishin dhënë udhëzime për pagesë elektronike të një gjobe të supozuar.
Duke ndjekur udhëzimet, ajo ka hyrë në një faqe interneti të specifikuar, ku është regjistruar dhe ka futur të dhëna personale. Pak më vonë, ka pranuar njoftim se nga llogaria e saj bankare ishin tërhequr mjete financiare, moment në të cilin ka kuptuar se bëhej fjalë për një mashtrim.(INA)


