Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi sot se nuk duhet të harrojmë kurrë se një botë ku ka rëndësi vetëm fuqia është një vend i rrezikshëm.
Merz paralajmëroi se po hyjmë në një botë të “fuqive të mëdha”, gjë që përbën një kërcënim serioz.
Sipas tij, rendi i vjetër botëror po shembet me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duke përmendur si shembull konfliktin në Ukrainë.
“Por ndryshimi është shumë më i thellë. Kina është futur në radhët e fuqive të mëdha dhe udhëheqja globale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vënë në pikëpyetje. Kemi hyrë në një epokë të politikës së fuqive të mëdha. Rendi ndërkombëtar i tri dekadave të fundit – i bazuar në të drejtën ndërkombëtare – ka qenë gjithmonë i papërsosur, por sot themelet e tij janë tronditur,” tha Merz.
Ai shtoi se nuk e thotë këtë lehtë, duke përmendur si shembull ngritjen e Gjermanisë naziste.
“Në shekullin XX, vendi im, Gjermania, ndoqi këtë rrugë deri në fundin e saj të hidhur. Ajo e tërhoqi botën në një humnerë të errët,” deklaroi Merz.


