ShA MEPSO paralajmëron fermerët që gjatë sezonit të ujitjes dhe korrje-vjeljes që të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë trajtimit të pajisjeve për ujitje, makinerive bujqësore dhe pajisjeve shtesë bujqësore pranë linjave energjetike të rrjetit të transmetimit, transmeton Portalb.mk.
Nga MEPSO kanë bërë thirrje që fermerët të jenë të kujdesshëm dhe të mos drejtojnë autokombajna ose makineri të tjera të fuqishme bujqësore nën përçues.
“Mos instaloni sisteme tubacionesh për ujitje nën litarët përçues në traset e largpërçuesve. Mos i ngrini (vertikalisht) tubat metalikë të sistemeve të ujitjes nën përçuesit e linjave të transmetimit, sepse metali është përçues i energjisë elektrike. Mos i vendosni spërkatësit e ujitjes nën kabllot përçues dhe në korridoret e sigurisë të largpërçuesve të rrjetit të transmetimit. Kontakti i fiskajave të ujit me litarët përçues mund të jetë fatal për njerëzit që janë nën trasën e larpërçuesve. Mos digjni kashtë pranë largpërçuesve sepse rrezikohet besueshmëria e sistemit elektroenergjetik”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Gjithashtu, i bënë apel peshkatarëve që të kenë kujdes të veçantë në trajtimin e shufrave të peshkimit pranë largpërçuesve, ndërsa qytetarëve të mos kryejnë punime ndërtimore në trasat e largpërçuesve, nën linjat e transmetimit të energjisë.