Mentor Nazarko
Në lidhje me emërimin e Richard Grenell si i dërguar presidencial për krizat në botë, më vijnë spontanisht këto komente:
a) ka zgjedhur apo është zgjedhur në një rol të rëndësishëm që kapërcen kundërshtitë e këtij momenti- Senat; Elon Musk ( jo të dikujt në Kosovë sigurisht);
b) Do ketë zyrë afër Trump, në Shtëpi të Bardhë, pra raporti me Trump mbetet i konsoliduar dhe pritet të konsolidohet akoma më shumë nëse ka sukses;
c) ka platformë dhe vizibilitet të lartë sepse do t’ i hedhë një sy gjithë krizave në botë, duke filluar nga dy kriza të rëndësishme si Venezuela dhe Koreja e Veriut (nuk përjashtohet Ukraina dhe Lindja e Mesme) pra dhe Kosovës nëse mbetet kohë apo prioritizohet;
d) me Grenell në këtë rol në Shtëpi të Bardhë duket se atje krijohet një zyrë e përhershme antikrizë me staf të madh që mbikqyr dhe i përgjigjen nga çdo vatër krize;
e)nuk do marrë urdhra nga askush, pra as nga Departamenti i Shtetit, por vetëm nga Presidenti;
f) ka autonomi të plotë të propozojë gjithçka dhe të merret me gjithçka;
g) mund të marrë pjesë në takimet më të rëndësishme, të hyjë në Dhomat më të rëndësishme;
h)Kalë rezerve për tre rolet kyçe: nëse do lirohet ndonjë vend i rëndësishëm prej Trump ( kështu është stili i shefit te vet), ai është gati ta zëvendësojë, sepse gjindet para syve të NR 1 të botës!