Federata Aeronautike e Maqedonisë dhe Shoqata e personave me paraplegji dhe kuadroplegji “Pa kufizim” sot do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim. Krahas nënshkrimit të Memorandumit do të promovohet tandem kostumi për fluturimet ajrore të
personave me paraplegji dhe kuadriplegji, i furnizuar në bashkëpunim me Federatën e Aeronautike të Francës, ndërsa i financuar me mjete përmes programit të Agjencisë për të Rinj dhe Sport, për pjesëmarrjen e sportistëve në gara ndërkombëtare.
Kostumet për tandem kërcime dhe parashuta dhe tandem fluturime me paraglajder për persona me paraplegji dhe kuadriplegji janë blerë nga Federata Aeronautike e Maqedonisë me mbështetje nga Agjencia për të Rinj dhe Sport, Shoqata e personave me paraplegji dhe kuadriplegji “Pa kufizim” dhe Aero Klubi Shkupi.
Federata Aeronautike e Maqedonisë, Shoqata e personave me paraplegji dhe kuadriplegji “Pa kufizim” dhe Aeroklubi Shkup planifikojnë ta zbatojnë projektin “Qielli nuk ka kufizime” i cili sportet ajrore do t’i afrojë pranë të gjithë qytetarëve.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Dhunë familjare në Tetovë: 28-vjeçari e sulmon fizikisht gruan e tij, ajo e raporton në polici
- Kasami: Aty ku e parasheh ligji, uniformat policore do të jenë edhe në gjuhën shqipe
- Gashi u takua me Ambasadorin e BE-së, Mihails Rokas
- Mickoski: Shtatë milionë euro për projekte për zhvillimin e Shtipit
- Në muajin korrik paga bruto arriti në 68.102 denarë
- ESHS: Në muajin korrik paga bruto arriit në 68.102 denarë
- “Duhet të kërkosh falje, ky është mashtrim”- Tensione në GJKKO, përplasen Nuredin Dumani dhe Erion Alibeaj për “Mas*krën e Bradasheshit”
- Thaçi, Ahmetit: Pas humbjes do të bëhet më i logjikshëm