Pejgamberi Muhamed s.a.v.s. i kish pyetur Ashabët : “A dëshironi t’ju tregoj kush janë njerëzit më të këqinjë ? Më të këqinjtë janë ata që shkaktojnë ndasi dhe grindje mes atyre që duhen; janë ata të cilët i bartin fjalët e huaja, shpifin dhe i hulumtojnë të metat e njerëzve të ndershëm” (hadith)
Ulemaja islame ju përgjegjet shpifjeve dhe radikalizmit me Kur’anin e Shenjtë, e bindur se dëshira e Allahut që është përcjellur te ne përmes fjalës së Tij, nuk ka alternativë. I vetëdijshëm se Islami i është shpallur njerëzimit për të gjitha kohët dhe vlenë për të gjithë njerëzit, muslimani i vërtetë edhe sot i kërkon dhe i gjenë përgjegjet lidhur me dilemat eventuale ekskluzivisht te udhëzimet e Allahut xh.sh.
Në Kur’an, ne i kërkojmë edhe kufinjtë dhe kufizime e lirisë të të shprehurit, duke e ditur se ato kufinjë në këto kohë shumë lehtë dhe shumë shpeshë po tejkalohen e po shkelen. Kritika e sinqertë e mirëmbanë shoqërinë, e bën të shëndetshme e të fortë, nxitë ndryshime dhe proçese të cilat shpiejnë kah prosperiteti. Kështu na mëson Islami dhe ky mësim, kuptohet, vlenë për të gjitha shoqëritë dhe për të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh në ç’kohë jetojnë.
Por, edhe shoqëritë perëndimore me demokracinë e tyre tradicionale, shumë qartë i kanë përcaktuar kufinjtë e lirisë të të shprehurit. Tekefundit, demokracinë e mbrojnë ligjet. E sipas atyre ligjeve është plotëisht i arsyeshëm kufizimi i lirisë të të shprehurit në rastet kur bëhet fjalë për shpifje, për gjuhën e urrejtjes dhe për shprehjen e qëndrimeve ekstremiste.
Diçka po na shpien drejtë portalev
Ekziston një rregull mbi të cilin përherë janë mbështetur njerëzit e ndershëm që mbajnë llogari për vehten dhe për moralin e vetë: “ Nuk është e pandershme të kritikosh dikë, është e pandershme t’ia thuash atë pas shpine, nga erësira. Bile edhe kur e ofendon dikë, shikoe në sy. Atëherë, edhe kritika, edhe ofendimi mund të kenë ndonjë kuptim”
Mjerisht, sot shumë pakë ose aspakë nuk mund të flitet për ndonjë moralitet në raportet ndërnjerëzore, sepse, po thonë disa, morali na qenka-kategori e ndryshueshme. Ajo që dje është konsideruar e moralshme, sot nuk konsiderohet e atillë. Cfarë kuptimi do të ketë morali nesër, është shumë vështirë të thuhet.
Dhe, çfarë qëndrimi të mbajë njeriu në një ambient të këtillë ndaj gjuhës së urrejtjes, ndaj shpifjes, ndaj pisllëqeve radikaliste dhe ekstremiste. Aktualisht, kur askush më nuk po i lexon gazetat të cilat poshtë çdo shkrimi dhe informate kanë emrin e vërtetë të autorit, edhe kundër dëshirës tonë, diçka po na shtynë drejtë botës së portaleve, blogjeve, ëeb faqeve. E aty po pret një kaos I vërtetë.
Jam i pa fjalë nga sasia e urrejtjes që shpërndahet nëpër portale. Ato filluan t’i gjasojnë mejhaneve të tymosura të sokaqeve të pista në të cilat dikush i ka fikur dritat kurse mysafirët që nuk e shohin njëri tjetrin shkëmbejnë turlifarë fjalësh mes vehte, ofendohen, pështyhen. Me që bëhet fjalë për mejhane virtuale, ata s kanë mundësi të nxjerin kallashët dhe bombat, gjë të cilën aq me ëndje do t’a kishin bërë.
Për të qenë situata tërësiht groteske, mysafirëve të mejhanes së errët çdo gjë dhe gjithçka ju shërben si nxitje për ta nisur sherin. Zgjedhja e ndonjë bukuroshes, ndonjë përmendore, kanalizimi që ndërtohet ose që nuk ndërtohet në ndonjë lagje,parashikimi i motit, mos dhëntë Zoti ndonjë ndeshje ku luajmë “ne” kundër “atyre”, pra çdo gjë përfundon me përplasje mbi baza kombëtare, fetare, racore e politike. Pasojnë muhabetet taze për tezat e vjetra që kanë të bëjnë me dëbimet, dhomat e gasit, thirrjet për djegje e rrënim të objekteve fetare. Njeriut i duket se është në kulmin Luftës së III Botërore e jo në një mejhane të thjeshtë virtuale.
Ndërkohë, redaktorët e portaleve, qofshin ato të regjistruara ose jo, i numërojnë klikimet dhe çajnë kokë vetëm për faktin se sa është vizituar faqja e tyre. Por, logjikisht, kur janë aq të interesuar për vizitat e faqeve të cilat ua shtojnë reklamat, do të duhej të çajnë kokë edhe për përgjegjësinë që kanë. Sipas Gjyqit Evropian për të Drejtat e Njeriut “ Redaktorët janë përgjegjës për çdo fjalë që është thënë në portalin e tyre, qofshin ato fjalë të nëshkruara a të pa nënshkruara “. Vetëm me ligjet e xhunglës ata redaktorë do të mund të amnestohen nga gjuha e urrejtjes të cilën po e tolerojnë dhe po e nxitin, por ama në xhungël nuk ka internet.
A është errësira hapësirë për debat publik
Thellësisht jam i bindur se nuk ekziston liri e të shprehurit pa përgjegjësi dhe pikërisht për këtë shkak mendoj se hapja e portave të internetit për depërtimin e njerëzve të paidentifikuar në hapësirën e jo moderuar , paraqet goditje të tmershme mbi fjalën dhe mendimin e lirë. Veç kësaj, hapësira e këtillë, e lënë në mëshirën e improvizimit, paraqet një si “bahçe e babës” për organizata të ndryshme, për misionarë e për parti politike. Të mos flasim për mundësitë që ajo bahçe ua ofron shërbimeve të ndryshme sekrete për t’a profiluar mendimin e viziuesve të portaleve. Aty ku flitet për identitete sekrete, a nuk është normale dhe e logjikshme që të sillen rreth e rotull edhe shërbimet sekrete?
Por, me që shumica e portaleve dhe “komentete e lexuesve” , shkaktojnë shqetësime dhe krijojnë atmosferë linçimi, përhapin urejtje dhe shpifin, nxitin dhunë dhe sajojnë afera, analistët seriozë janë të mendimit se hapësira e këtillë, përfundimisht nuk mund të konsiderohet si hapësirë për debat publik. Aty derdhen frustracionet e anonimusëve që paraqiten me disa emra, pa marrë parasysh orientimin fetar, kombëtar e politik të portalit dhe pa marrë parasysh temën për të cilën bëhet fjalë. Ideja se “komentet e lexuesve janë tribunë e mendimit të të lirë e liridashës”, shumë moti është flakur tutje.
Eshtë flakur para së gjithash sepse u bë e qartë që nuk është imundur as dialogu e as polemika me dikë që të drejtohet nga errësira, me dikë të cilit nuk ia di as emrin as fytyrën, e lere më motivet dhe mentorët.
Cfarë të thuhet dhe çfarë t’ju thuash “luftëtarëve për liri të të shprehurit” që fshehen pas maskave, çfarë të mendosh për ata të cilët ftojnë njerëzit në dhunë, vrasje e likuidime, dhe pastaj i arsyetojnë me “të drejtën për liri të të shprehurit” ?
A thua akoma mendon dikush se është gjë normale të dënohen njerëzit sepse i japin pak më shpejtë makinës, pijnë duhan në restorant, përgaditin ajvar në park, e njëkohësisht të mos sanksionohen shpifja dhe përhapja e gënjeshtrave, nxitja e konflikteve etnike e fetare nga njerëz që e eksponojnë vehten në hapësira publike përmes emrave të trilluar ? Edhe Islami, edhe Krishterizmi, edhe demokracia perëndimore bazohen mbi parime dhe rregulla që janë shumë qartë të caktuara sepse pa ato do të shkaktohej një kaos dhe anarki e përgjithshme. Pse atëherë, disa, po përpiqen që gjuhën e urrejtjes ta mbrojnë duke i shtrembëruar tezat dhe duke u paraqitur si viktima të cilave po ju “ndalohet shprehja e mendimit të lirë”.
A do i ndriçojë dikush mejhanet e sokaqeve të pista ?