Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, është takuar me përfaqësuesit e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë “Blazhe Koneski” – Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
“Pata kënaqësinë të mirëpres në Ambasadën tonë përfaqësuesit e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë “Blazhe Koneski” – Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup: Prof. Dr. Ismet Osmani, profesorin e fonetikës Prof. Dr. Asllan Hamiti dhe përgjegjësin për bibliotekën, Blerant Mehmeti. 🇦🇱📚
Gjatë takimit diskutuam mbi historinë dhe punën e përkushtuar të këtij Departamenti për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, si dhe përkthime të tjera të veprave të rëndësishme me vlera kombëtare. Këto vepra janë një gur themeli për të kuptuar më mirë historinë tonë kombëtare dhe identitetin shqiptar. 📖
Forcimi i lidhjeve akademike dhe kulturore përmes bashkëpunimeve të tilla na ndihmon të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë tonë të pasur gjuhësore dhe kulturore. 🇦🇱✨” – thekson Meidani.