Kjo që i ndodhi spitalit të Tetovës është vetëm maja e ajsbergut e një krimi të paralajmëruar. Ai spital me vite është në gjendje mizore, kaotike me kushte çnjerzore, me higjienë e siguri rrënqethëse si në skenat e filmave horror. Infrastrukturë e demoluar me mbetje nga koha e socializimit. Dhe e gjithë kjo si pasojë e të qenit peng nga partia, nga politika, nga krimi i organizuar. Të gjithë deri më sot heshtëm për këtë katrahurë. Prej sot e tutje nuk guxon aty të ketë drejtorë e udhëheqës nga politika. Duhen profesionistë me duart larg nga partia. Nuk mundesh edhe drejtor spitali edhe kryetar dege partie. Pasi kokën 24/7 e ke të angazhuar si të grumbullojsh vota, tendera, punësime partiake, klientelizëm. Kjo duhet të merr fund përgjithmonë, përndryshe prap do na përsëriten tragjedi si këto. Nga kjo gjendje demotivohen gjeneratat, shpërngulen të mirët, mjekët e dalluar ikin. Nuk durojnë ambient denigrimi nga pakurrizorët servil që i lëpihen politikës. Zero tolerancë për udhëheqësi partiake në shëndetësi dhe pa meritokraci. Pa përgjegjësi ska qetësi për shpirtin e viktimave. Sa më parë, aq më mirë. Pa relativizime e blerje kohe për aksham-pazare. Mjaft më se u trash zullumi.
Data 22.07.2025
Aktuale
- Aliu: Punësimi i 155 motrave medicinale në Tetovë është i finalizuar
- Donjeta Bali largohet nga QSUT pak muaj pas emërimit në krye të saj, drejtimin e merr ish-deputeti socialist
- Osmani: VLEN po gënjen se nuk kam qenë në Kosovë, në këto zgjedhje i japim fund normalizimit të gënjeshtrës
- Shkup: Pesë persona arrestohen për posedim droge dhe pajisje për shpërndarje
- Deve Bair: Shtetas turk arrestohet për paraqitje të kartonit të gjelbër të falsifikuar
- Juventus piketon argjentinasin që luan me Atletico Madrid
- 3.1 vite burg për Jorgo Goron, Apeli i GJKKO ‘vulos’ dënimin! Humbet edhe një apartament
- Arbitrat shqiptarë drejtojnë të enjten ndeshjen Anderlecht – Hacken