Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti, ka qenë i ftuar në emisionin “E diell” të Top Channel, ku ka deklaruar ndër të tjera se është shumë normale që partitë shqiptare të Maqedonisë, për çështje mbarëkombëtare, të konsultohen dhe komunikojnë me Prishtinën dhe Tiranën zyrtare e për këtë aspak nuk duhet të kompleksohen, sipas tij mos vallë ata maqedonas që protestojnë e janë kundër kësaj, kanë pritur që dikush të shkojë në Beograd apo Sofje!
Moderatori i njohru shqiptar, Adi Krasta i ka parashtruar një pyetje tepër direkte shkrimtarit Kim Mehmeti, lidhur me maqedonasit. “Ok, një pyetje direkte, mos duan dru?”, ka pyetur Krasta deri sa Mehmeti ka folur për zhvillimete fundit në Maqedoni dhe për qëndrimet fashiste të protestuesve maqedonas. Këtë pjesë të intervistës në emisionin ”E diela pasdite” në “Top Channel” mund ta përcillni nga minuta 25.