Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat akuzoi BDI-në si fajtor për demotivimin e qytetarëve dhe arsye pse këta të fundit largohen nga vendi për një jetë më të mirë. Sipas tij, BDI-ja në vend se t’i motivojë qytetarët që të dalin në zgjedhje, ajo i detyron ata të dalin në zgjedhje dhe të votojnë atë parti.
BDI nuk i motivon njerëzit të dalin në zgjedhje, ajo i detyron të dalin në zgjedhje. BDI-ja shërben vetëm për të mësuar gjithë të tjerët se sa e ka demotivuar këtë shoqëri- tha Remzi Mehmedi.