Detaje skandaloze po dalin në dritë rreth ngjarjeve të së enjtes, kur huliganët e VMRO-së sulmuan Kuvendin. Pas publikimit të videos ku shihet se si deputeti i BDI-së Artan Grubi braktis Kuvendin pa u ndaluar fare nga huliganët e VMRO-së, lexuesit kanë identifikuar personin që përqafonte Grubi duke u buzëqeshur gjatë daljes nga salla. Sipas shumë lexuesve, bëhet fjalë për djalin e Sasho Mijallkovit, Jordan Mijallkov, i cili ishte ndër personat e parë që hynë në Kuvend. Prej këtu shtohen edhe më shumë dyshimet se i gjithë skenari i dhunës ishte i përgatitur mirë nga VMRO në bashkëpunim me BDI-në, me ndërmjetësimin e Artan Grubit. Grubi që nga nata e parë e përleshjeve, tenton të shfajësojë veten duke akuzuar kundërshtarët politik për atë që ndodhi në Kuvend, madje edhe në çastet kur të gjithë ishin të brengosur për fatin e deputetëve të lënduar, mes të cilëve kishte edhe shqiptarë./Click.mk
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1670404499656205&id=100000600129160