Shumica e mediave të mëdha në Serbi kanë pasur në fokus incidentin diplomatik të tërheqjes së personelit nga ambasada serbe në Shkup. Titujt bombastikë të gazetave serbe shpalosin akuza e teori të konspiracioni për arsyet përse ndodhi ky incident.
Gazeta me tirazhin më të madh, “Blic” ka shkruar se ”Maqedonia ka përndjekur dhe ka bërë presion ndaj diplomatëve serb”.
Gazeta “Veçernji Novosti” shkruan ”Maqedonasit e kanë përgjuar edhe kreun serb”, “Informer”, vazhdon këtë qasje duke shkruar: ”Skandal! Maqedonasit e kanë përgjuar edhe Vuçiqin”.
Ndërsa, gazeta “Allo” vlerëson në titullin kryesor të saj se ”Vëllai Zaev nguli thikën pas shpine”.
B92 ka shkruar ”Zaev e ka ndërruar qëndrimin. Para tre muajve ka qenë ‘neutral’ ndaj Kosovës”. Ndërsa, “Telegraf” mban titullin bombastik: ”Zaev i shpall luftë Serbisë”.




