“Çështja e Shkupit: Emri sërish në tryezë”, “Takim i dyfishtë i Koxiasit dhe Dimitrovit nën hije të Ilinditasit”, “Edhe një shans për zgjidhje të çështjes së Shkupit”, “Takim Dimitrov-Koxias: “U dogj” Ilinditasi, emra alternativë në tryezë”, janë një pjesë e titujve në botimet onlajn të mediave greke për takimin e sotëm në Nju-Jork të ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë me të dërguarin special të KB-së.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, gazetarët në Greqi, pa e analizuar detajisht apo ta komentojnë, theksin e vendosin në atë se pala greke e ka hedhur poshtë propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, kërkon të gjendet marrëveshje për emër nga propozimet e Nimicit, por se edhe takimi i ri sërish është me rëndësi kyçe.
“Ky do të jetë takimi i parë i përfaqësuesve të të dyja vendeve, nga e enjtja e kaluar dhe bisedimet që në Sofje i patën kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, pas kursit të shkurtët dhe me siguri të pafat, që e pati emri “Maqedonia Ilinditase”, shkruan gazeta “Katimerini” dhe komenton se “duket se problemi është në orga omnes dhe pamundësinë e të dyja palëve të arrijnë deri te emri që do ta përmbushë këtë kusht”.
Me katër emra në tryezë, do të fillojë takimi Koxias-Dimitrov-Nimic, sepse Athina e refuzoi propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Nevojitet të gjendet emër i përbërë që do të “kalojë” edhe në të dyja vendet, shkruan portali “Njuz247”.
Portali informativ “Ajefimerixha”, duke u referuar në burime qeveritare greke, shkruan se Athina është e përmbajtur.
“Nga mjedisi i kryeministrit ekziston fotografi se “para se të jepet propozimi për Ilinditas, ishim shumë afër për marrëveshje”. Në këtë klimë, vetëm e rastësishme nuk është deklarata e Aleksis Ciprasit se “edhe krahas progresit kemi ende rrugë të rëndësishme të. kalohet, që të kemi marrëveshje”, shkruan portali grek.
Nikolla Dimitrov, Nikos Koxias dhe Methju Nimic do të mbajnë takim trepalësh në selinë e KB-së në Nju-Jork ë orën 10.30 sipas kohës lokale, gjegjësisht në orën 16.30 sipas kohës së Maqedonisë.