Në tremujorin e tretë të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje.
“Në tremujorin e tretë të vitit 2025, numri i lindjeve të gjalla është 4 431 fëmijë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i tyre është zmadhuar për 3.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në kohën kur në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4 431 lindje, janë regjistruar edhe 4 849 vdekje, edhe pse numri i vdekjeve ka shënuar rënie për 0.5 përqind.


