Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në vendin tonë vitin e kaluar janë regjistruar gjithsej 19845 fëmijë të lindur të gjallë, dhe 20446 persona të vdekur.
Sipas këtyre statistikave, numri i popullatës është në ulje dhe shënon minus 601 persona.
Numri i foshnjave të lindura në qytete, është 11772, ndërsa në fshatra 8073.
Më së shumti lindje ka në Shkup, 38,1%, ndërsa më së paku në rajonin lindor me 6,3%. Mosha mesatara e nënave që kanë lindur shënon 28,2 – 29,8 vjet.
Numri i personave të vdekur në qytete shënon 12831 ndërsa në fshatra 7615 persona. Mosha mesatare e të vdekurve është 73,8 vjet.
Të dhënat për migrime të brendshme në nivel rajoni, tregojnë se më së shumti ka shpërngulje nga fshati në qytet, dhe atë 36,3 % , ndërsa shpërnguljet brenda në qytet, shënon 8,2%.



