Sonte u bë hapja e shtabit zgjedhor të kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës Dibër, Ramadan Imeri, me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve.
Në fjalën e tij, Imeri theksoi se do të punojë me transparencë dhe përgjegjësi jo vetëm për qytetin, por edhe për fshatrat e Dibrës dhe për të gjitha komunitetet pa dallim etnie apo feje.
Ai shtoi se në këtë rrugëtim ka edhe mbështetjen e fuqishme të diasporës, e cila beson në një Dibër më të bashkuar dhe më të zhvilluar.