Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale -Shkup. Në seancën e kaluar u mor në pyetje Velibor Manev, njëri prej të akuzuarve. Ai tha se për grabitjen i ka koordinuar Ljupço Palevski Pallço dhe se ka menduar se është dashur të kryejnë vetëm grabitje dhe se është befasuar kur Pallço i ka qëlluar Vanjën dhe Pançen.
Sipas paralajmërimit, pas marrjes në pyetje të Manevit që është paraparë të përfundojë sot me pyetjet nga Gjykata, duhet të dëshmojë Bore Videvski, Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçevski dhe në fund Palevski.
Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski akuzohen se kanë planifikuar bashkërisht rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të sigurojë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij “Citroen” në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.
Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin denoncuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023.