Biznesmeni Sead Koçan mbrëmë ka qenë në qeveri. Informacioni për praninë e tij u botua nga portali A1on. Koçani nuk donte të jepte detaje për TV 24, por ai konfirmoi se ishte në qeveri, përcjell Almakos.
Sipas informatave të TV 24, zëvendëskryeministri Koco Angjushev mbrëmë ka pasur takime me shumë kompani ndërtimore.. U diskutuan për mendimet e personave udhëheqës nga kompanitë ndërtimore për gjendjen e këtij sektori.
Ai ka dashur të informohej për të gjitha problemet e projekteve ndërtimore – dinamika që po zhvillohen, nëse ka probleme dhe vonesa të mundshme dhe se si qeveria mund të ndihmojë.
Sipas të gjitha gjasave edhe Koçan ka marrë pjesë në takim sepse edhe ai ka kompani ndërtimore. Zëvendëskryeministri Angjushev demantoi se Koçani kishte qenë në takim dhe vetëm konfirmoi se kishte takim me persona nga kompanitë e ndërtimit, Granit, Beton, Ilinden në qeveri.

