Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përsëri ka theksuar se ai është përgjuar nga sistemi i kaluar.
“Më kanë ndjekur mua, por edhe fëmijët e mi, pothuajse të njëjtët njerëz të afërt me pushtetin e kaluar, operojnë me sistemin, duhet të ketë përgjegjësi”, deklaroi Mickoski, i cili sqaroi se materialet nga ndjekjen e paligjshme janë dorëzuar në prokurori.
Ai vlerësoi se përgjimet janë kryer nga strukturat e njëjta si në vitet e 90-ta.
“Përgjimi i paligjshëm dhe keqpërdorimi i sistemit. Përgjimi dhe ndjekja bëhen që nga vitet ’90. Dhe një e njëjta strukturë, pothuajse të njëjtët njerëz dhe operativë, të afërt me një pushtet të kaluar, operojnë me sistemin”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri vlerësoi se përgjimet e tilla e goditin rendin kushtetuese, duke rrezikuar edhe sigurinë kombëtare.
“Hajde, e kuptoj për veten time, por fëmijët?! Dhe këtu dua të nënvizoj: nuk është çështje nëse materialet do të deklasifikohen – kjo është krejtësisht e parëndësishme dhe ndaj gjërave të tilla shoh si frikë dhe panikë nga ata që bëjnë thirrje për diçka të tillë, dhe si justifikim për të devijuar vëmendjen nga dilemat e vërteta”, deklaroi Mickoski.
Më 5 shtator u shty seanca e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Zbulimit (AZ) që duhej të diskutonte pretendimet për përgjime të paligjshme në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2024.
Këto pretendime vijnë nga kryeministri aktual, Hristijan Mickoski, i cili dyshon se është përgjuar në periudhën kur ishte lider i opozitës, së bashku me disa biznesmen dhe gazetarë. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga ish-drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski.
Kujtojmë se në vitin 2016, kur Zoran Zaev shpaloste bombat, u zbulua se, përmes tri sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008-2015 në mënyrë joligjore janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor. Komunikimi është ndjekur para se të dorëzohen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlerës së urdhrit gjyqësor me numër 1.541 ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.