Dhjetëra studentë serbë vijojnë udhëtimin dyjavor me biçikleta drejt Strasburgut për të tërhequr vëmendjen e BE-së për korrupsionin në vendin e tyre.
Ata kanë mbërritur në Budapest, ndërsa pritet të vijojnë tubimin në disa metropole, ku synojnë që krahas Brukselit, të sensibilizojnë edhe diasporën serbe në këto vende.
Studentët protestojnë prej afro pesë muajsh duke kërkuar përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad.
Më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 16 persona dhe dy të tjerë u plagosën nga shembja e stacionit të trenit.
Protesta ka përfshirë të paktën 63 fakultete të pesë universiteteve shtetërore, disa institucione private të arsimit të lartë, si dhe shkolla profesionale.