Më 27 korrik, Planeti Tokë do të përjetojë një errësirë e cila pritet të zgjasë 103 minuta, duke u regjistruar si eklipsi total i Hënës më i gjatë i shekullit. Ky eklips do të shihet gjerësisht në Europë ndërkohë që spektakël pritet të japë dhe Marsi sepse në të njëjtën natë planeti i Kuq do të jetë i dukshëm sikundër nuk kishte ndodhur që në vitin 2003. Lajmi konfirmohet edhe nga NASA e cila sjell në vëmendje se që nga 2015 nuk ka pasur një eklips kaq të rëndësishëm. Më 27 korrik Hëna do të fshihet nga drita e Diellit brenda çadrës së Tokës duke u gjendur në distancën maksimale nga Toka duke u kthyer kështu në një minihënë ose më e vogla Hënë e vitit. Faza totale e eklipsit do të jetë rreth 103 minuta, ose më e gjata e shekullit. Ndryshe nga Hëna që do të jetë në pikën e saj më të largët nga Toka, planeti Mars, i cili vështirë është të shihet edhe me teleskopë, do të jetë atë natë në distancën e tij më minimale nga Dielli.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Luaj online: Loto 7 dhe Joker në Lotarinë Shtetërore
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: I dyshuari ende në arrati pas vrasjes
- Tre të lënduar nga përplasja e një “Golf”-i me një “Audi” në Shkup
- Loja instant “Ethe e Artë” e Lotarisë Shtetërore
- Protestat e studentëve: Rama thirrje për dialog në mes të tensioneve
- Frostbite sjell protestat shqiptare në jetë përmes inteligjencës artificiale
- Ngriten aktakuza për ryshfet dhe abuzim gjatë kontrolleve tatimore në “Pulse” dhe kompanive tjera të lidhura me të
- Kreu i inteligjencës turke zhvillon bisedime në Iran me zyrtarë sauditë dhe pakistanezë


