Autoritetet ruse sot kanë reaguar ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për emërimin e një konsulli nderi të Federatës Ruse me seli në Manastir, që në fakt paraqet mbylljen e konsullatës.
Sipas Moskës, kjo është rezultat i një demonstrimi të besnikërisë së verbër të Maqedonisë së Veriut ndaj aleatëve perëndimorë.
Po ashtu, edhe politikës së tyre të sanksioneve dhe presionit brutal ndaj Rusisë.