Mbrëmë (18.09.2021) në orët e vona, nëpunës policorë të SPB Tetovë- Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria S.E. (49) nga f. Çajle-Gostivar në objektin gastronomik e të cilit në rr. ”Zhivko Brajkovski” në Gostivar janë pikasur mysafirë të cilët nuk kanë poseduar certifikatë për vaksinim.
Objekti përkohësisht është mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, kurse kundër S.E. do të parashtrohet kallëzim për “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore gjatë epidemisë” në pajtim me nenin 206 të Kodit Penal.