Mbretëria e Bashkuar ka emëruar diplomaten Maya Sivanyanam si ambasadore të re në Maqedonia e Veriut.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Britanike në Shkup përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet se Sivanyanam do ta marrë detyrën në muajin gusht të këtij viti.
Ajo do të pasojë ambasadorin aktual Matthew Lawson, i cili ushtron funksionin që nga viti 2022.
Sipas biografisë së publikuar, Maya Sivanyanam ka mbi 25 vjet përvojë në diplomaci dhe gjatë karrierës së saj ka mbajtur disa pozita të rëndësishme në shërbimin diplomatik britanik, përfshirë angazhimin në Ambasada Britanike në Ankara.
Nga viti 2023 deri më 2025, ajo ka shërbyer edhe si zëvendësdrejtoreshë e Samitit të Komuniteti Politik Evropian, i cili vitin e kaluar u mbajt në Londër.


