Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet sot për të bërë me dije ndryshimin e masave anti-COVID. Një ditë më parë ishte vetë kryeministri ai që u shpreh se pas rënies së rasteve, do të ketë një lehtësim masash në vend.
Sipas kreut të Qeverisë, Komiteti Teknik do të prezantojë një plan të ri, duke qenë se jemi futur në sezonin turistik dhe lehtësimi i masave do të sjellë një shtim turistësh. Deri më tani ajo që kufison qytetarët shqiptarë është ora policore, nga ora 22:00-06:00, e cila përfshin mbylljen e bareve, restoranteve dhe çdo biznesi në orën 22:00, si dhe mbajtja e maskave në ambiente publike. Nuk dihet cila nga këto masa do të lëhtësohet.



