Ekipet e Qytetit të Shkupit sot mbollën fidane të reja në tre lokacione, tek Ura e Gurit, në Gjorçe Petrov dhe në parkun e Çairit. Janë mbjellë mbi 50 fidane me cilësi të lartë.
Në këto aksione pjesëmarrës ishin kryetarët e komunave, të Shkupit, Gjorçe Petrovit dhe i Çairit, Petre Shilegov, Aleksandar Naumoski dhe Visar Ganiu dhe drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime” Adrian Muça.
“Në mes të Urës së gurit dhe Muzeut të Luftës Maqedonase kemi mbjellë dhjetë fidane me cilësi të lartë të llojit frashër. Rendi i drunjve i cili ishte në këtë sipërfaqe të gjelbër para realizimit të projektit “Shkupi 2014″ u shkatërrua dhe u zëvendësua nga pemë palme të shtrenjta. Ne morëm detyrimin para qytetarëve për të kthyer gjelbërimin e humbur të cilin pushteti i kaluar e shkatërronte anë e mbanë, ndërsa ne po luftojmë për çdo centimetër sipërfaqe e lirë për gjelbërim të ri”, tha Shilegov.
Përgjatë rrugës “Makedonskata vojska” në Komunën e Gjorçe Petrovit janë mbjell dhjetë fidane të reja të llojit frashër. Parku i Çairit prapa stadiumit, është pasuruar me 15 fidane dekorative të llojit të qershisë japoneze dhe pesë fidane të llojit frashër. Si pjesë e këtij aksioni, ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërime” i larguan pemët e vjetra të cilat janë prerë para shumë viteve dhe në vendin e tyre mbjellën fidane të reja gjetherënëse.
Pas përfundimit të aksionit pranveror për mbjelljen e 2.000 aksioneve, Qyteti i Shkupit me aktivitete për mbjelljen e fidanëve do të vazhdojë në vjeshtë, kur do të mbillen 8.000 pemë të reja. Me atë, Shkupi këtë vit do të fitojë më shumë se 10.000 fidane të reja.