Struktura gjinore në Ministrinë e Punëve të Brendshme tregon se mbi një e katërta e të punësuarve në këtë institucion janë gra, megjithatë sipas përfaqësimit të sistematizimit ende ekzistojnë disa dallime, pavarësisht asaj se gratë marrin disa nga pozitat kyçe në menaxhimin me strukturën organizuese në Ministri, theksoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në forumin “Perspektiva gjinore dhe roli i gruas në reformat e sistemit të sigurisë”.
Ai theksoi se një nga çështjet kyçe në zhvillimin e trendeve bashkëkohore evropiane demokratike, mes tjerash është edhe çështja rreth barazisë gjinore dhe përfaqësimi adekuat i grave fillimisht si faktor thelbësor dhe aktiv në zhvillimin gjithëpërfshirës shoqëror, përfshirë edhe në sferën e sigurisë.
“Në vitet e kaluara ishin bërë një varg, para së gjithash ndryshimesh dhe zgjidhjesh normative me të cilat u krijuan themele për hap vendimtar dhe të rëndësishëm në këtë sferë. Me këtë u hap hapësirë për përfshirje më të fuqishme të gruas në të gjitha strukturat institucionale dhe të tjera, në proceset e krijimit të politikave, të sjelljes së vendimeve, në proceset e vlerësimit, kështu që edhe në mënyrë statistikore megjithatë edhe në mënyrë thelbësore u ndryshua gjendja në favor të përfshirjes së gruas si faktor i barabartë në të gjitha rrjedhat shoqërore”, theksoi Spasovski.
Prorektori i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, prof.dr. Marjan Gjurovski theksoi se qëllimi i forumit të sotëm është që të ngre vetëdijen për gjendjen e gruas në siguri dhe mbrojtje, me theks në hapat dhe politikat e ardhshme konkrete të cilat do të ndërmerren sa i përket sfidave të grave profesioniste në sistemin e sigurisë.
“Duhet edhe më shumë të punohet në përfaqësimin më të madh të perspektivave gjinore në politikat publike, përfshirë në politikat e sigurisë nacionale dhe përmirësimin dhe avancimin e rregullativës ligjore në drejtim të tejkalimit të problemeve me të cilat ballafaqohen gratë, por edhe burrat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm në vendet e tyre të punës por edhe në secilën sferë ku janë vërejtur dukuri të diskriminimit”, potencoi Gjurovski.
Ai theksoi se duhet të kemi zero tolerancë për dukuritë në cilëndo formë të seksizmit nën ndikimin e të cilit humben kuadrot më cilësore.