Mbi 60 për qind e shqiptarëve, respektivisht 63 për qind, në zgjedhjet e së dielës votuan për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), vlerësojnë analistët shqiptarë në Maqedoni. Si kontigjent votash që përkrah PSP-në, ata vlerësojnë votat e dhëna kundër BDI-së, respektivisht 63 për qind të votave që kanë shkuar në llogari të partive opozitare.
“Duke pas parasysh se BDI vetëm me fjalë përkrahu PSP-në, por me votat e saj në Kuvend përkrahu interesin e VMRO-DPMNE-së, për të mos vazhduar mandatin e PSP-së dhe për të mos mbrojtur identitetin e dëshmitarëve të fshehur, është e qartë se votat shqiptarë kundër BDI-së ishin vota në përkrahje të Prokurorisë Speciale”, thotë për Gazetën Lajm analisti Ramadan Mehmeti.
Ai rikujton edhe deklaratën e deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi, lidhur me PSP-në.